Nuk kanë fund problemet për Barcelonën, dëmtohet Suarez dhe do të mungojë për ndeshjet kundër…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 17:41

Nuk kanë fund problemet për Barcelonën, dëmtohet Suarez dhe do të mungojë për ndeshjet kundër…

Luis Suarez u dëmtua ditën e djeshme në ndeshjen kundër Levantes, teksa u largua nga fusha e lojës në minutën e 41’.Suarez-600x360

Sipas mediave spanjolle, sulmuesit do t’i duhet një periudhë rreth dy javore për tu rikuperuar.  Si pasojë e kësaj ai do të humbasë ndeshjen kundër Slavia Pragës në Ligën e Kmapionëve, dhe atë kundër Selta Vigos në kampionat.

Një lajm shumë i keq ky për Valverden, i cili përveç periudhës së keqe që po kalon ekipi, tani duhet të përballet edhe me dëmtimin e njërit nga lojtarët e rëndësishëm. Nëse rikuperimi shkon ashtu siç duhet, atëherë Suarez do të rikthehet me skuadrën pas pushimit të kombëtareve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"