Nuk kanë fund “makthet” për sheikët, trajneri i Njukasëllit do ta drejtojë skuadrën nga hoteli në fundjavë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 22:16

Nuk kanë fund “makthet” për sheikët, trajneri i Njukasëllit do ta drejtojë skuadrën nga hoteli në fundjavë

Sheikëve vazhdon tu ecë ters që pas zbarkimit të tyre në Premier Ligë. Pasi vuajtën për javë të tëra për të gjetur një trajner, ‘’qymyrxhinjtë’’ i besuan skuadrën anglezit Edi Hau që më parë kishte drejtuar për 8 vite Bërnmuthin.

edi hau

Por telashe të reja kanë dalë në horizont për skuadrën e Premier Ligës. 43-vjeçari është infektuar ditën e djeshme me Covid dhe është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit.

Kështu, Hau do ta drejtojë Njukasëllin për sfidën me Brentfordin në kampionat nga dhoma e hotelit, duke sjellë sërish agoni te tifozët.

Afrimi i Edi Hau u bë për të vetmin fakt për të siguruar mbijetesën pasi pozitat deri në këtë moment nuk janë aspak të favorshme. Një situatë aspak normale për sheikët që erdhën me shumë bujë, por mesa duket mallkimi i rivalëve të tyre po jep efektet e para.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"