Nuk kanë fund largimet nga Luftëtari, një tjetër futbollist njofton “divorcin” me gjirokastritët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 12:25

Nuk kanë fund largimet nga Luftëtari, një tjetër futbollist njofton “divorcin” me gjirokastritët

Duket se nuk kanë fund largimet nga Luftëtari. Futbollisti i radhës që është larguar nga gjirokastritët është Klinti Qato.

qato luftetari

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar, njofton se ka vendosur të largohet nga Luftëtari, ku luajti për një sezon.

Bluzinjtë nuk po kalojnë një moment shumë të mirë, teksa një numër i madh lojtarësh janë larguar dhe tashmë duhen lëvizje të tjera. Duke parë situatën në kampin gjirokastrit është shumë e vështirë të mendohet ngjitja në Superiore në sezonin e ri.

YU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"