Nuk kanë fund largimet nga Kukësi, ikën edhe një tjetër mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2023 | 16:02

Nuk kanë fund largimet nga Kukësi, ikën edhe një tjetër mesfushor

Klubi i Kukësit vazhdon revolucionin e zakonshëm të çdo dritareje të merkatos, duke bërë lëvizje të shumta. Për momentin, duket se verilindorët janë përqendruar te emrat në dalje, pasi po i japin lamtumirën atyre futbollistëve që nuk kanë qenë bindur në pjesën e parë të këtij edicioni.

Kristi Kote

Sot klubi bëri të ditur edhe largimin e mesfushorit Kristi Kote, një tjetër emër i afruar gjatë merkatos së verës. Ai ishte planifikuar mes titullarëve në startin e edicionit, por deri më tani kishte luajtur një rol episodik me vetëm 6 ndeshje në kampionat, 2 si titullar.

“FK Kukësi njofton se futbollisti Kristi Kote nuk është më pjesë e ekipit tonë. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit e falënderon Koten për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhej në njoftimin e Kukësit që e mbylli kështu me lojtarin i cili është i lirë t’i bashkohet një skuadre tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"