Nuk kanë fund lamtumirat te Kukësi, zyrtarizohet edhe e portierit me mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2022 | 19:14

Nuk kanë fund lamtumirat te Kukësi, zyrtarizohet edhe e portierit me mbrojtësin

Skuadra e Kukësit po pëson revolucionin e radhës në radhët e saj në këto vite të fundit. Klubi verilindor pak nga pak po largon të gjithë lojtarët që nuk do të jenë pjesë e ekipit të drejtuar nga Skënder Gega në edicionin e ardhshëm. Sot pasdite, është bërë zyrtar edhe “divorci” me dy futbollistë të tjerë të skuadrës.

marku xhika

Bëhet fjalë për portierin Dashamir Xhika dhe mbrojtësin Kristi Marku. I pari ishte prej tre edicionesh pjesë e Kukësit, por kishte humbur vendin e titullarit përbalël Tafas. Ndërsa Marku i ishte bashkuar ekipit vetëm në janar, si një përforcim i minutave të fundit, duke shënuar kthimin në elitën e futbollit shqiptar.

“FK Kukësi njofton se mbrojtësi Kristi Marku dhe portieri Dashamir Xhika nuk janë më pjesë e skuadrës sonë. Dy futbollistëve u ka përfunduar kontrata dhe palët kanë vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin.

Klubi falënderon Markun dhe Xhikën për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre”, shkruhet në njoftimin e verilindorëve të cilët në ditët e kaluara zyrtarizuan edhe largimet e Pablo De Lukas, Emiljano Mustës dhe Ardit Hilës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"