Nuk kanë fund hallet për Flamurtarin, sulmuesi hedh në gjyq klubin vlonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 17:04

Nuk kanë fund hallet për Flamurtarin, sulmuesi hedh në gjyq klubin vlonjat

Hallet për klubin e Flamurtarit duket se nuk kanë fund këtë sezon. Si të mos mjaftojë ecuria negative, me vetëm 6 pikë në 17 ndeshje, si dhe problemet financiare, tashmë drejtuesve kuqezinj, do iu duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet me lojtarët nëpër gjyqe.

Vatnikaj Kastrioti

Bëhet fjalë për sulmuesin Jurgen Vatnikaj. Burime pranë lojtarit, bëjnë me dije për “Panorama Sport” se 24-vjeçari ka kërkuar largimin nga vlonjatët, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga drejtuesit.

kukesi-e-flamurtari-para-ndeshjes

Kësisoj futbollisti nga kryeqytetit ka hedhur në gjyq Flamurtarin duke iu drejtuar Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve. Ai gjithashtu pretendon se nuk është paguar prej 4 muajsh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"