Nuk kanë fund fitimet për Interin, ja sa milionë arkëtojnë zikaltërit pas triumfit në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 14:14

Nuk kanë fund fitimet për Interin, ja sa milionë arkëtojnë zikaltërit pas triumfit në Kupë

Interi i ka shtuar edhe 9 milionë euro të tjera rrugëtimit të tij në Kupën e Italisë falë triumfit në finalen e djeshme. 4.5 milionë euro vlejti trofeu, ndërkohë që rreth 2.5 milionë euro shkuan për secilën prej finalisteve (përfshirë të drejtat televizive).

inter

Jo vetëm kaq, pasi 2 milionë euro për secilën prej finalistëve erdhën edhe nga biletat e stadiumit (45% e totalit shkon për secilin nga dy klubet).

Nga ana tjetër Fiorentina arkëtoi 4.5 milionë euro, ndërkohë që të dyja klubet janë automatikisht pjesë edhe e formatit të ri të Superkupës me 4 skuadra që do të zhvillohet në Lindjen e Mesme, ku minimalisht çdo skuadër do të përfitojë 2 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"