Nuk kanë fund dëmtimet te Juventusi, një tjetër futbollist humb ndeshjen e fundjavës ndaj Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 15:13

Nuk kanë fund dëmtimet te Juventusi, një tjetër futbollist humb ndeshjen e fundjavës ndaj Lacios

Duket se dëmtimet nuk kanë fund te Juventusi këtë sezon, teksa një tjetër lojtar ka shfaqur probleme së fundmi.ramsej dibala

Bëhet fjalë për Aron Ramsej, i cili pas seancës stërvitore ka shfaqur disa probleme muskulore në kofshën e tij të majtë. Si pasojë e kësaj futbollisti do të humbasë një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo e kësaj fundjave ndaj Lacios.

Uellsiani u transferua te bardhezinjtë në merkaton e verës, teksa kishte përfunduar kontratën e tij me Arsenalin. Megjithatë aventura te “Zonja e Vjetër” nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ai është kushtëzuar nga dëmtime të shumta.

Një lajm shumë i keq për Maurico Sarrin, i cili pas dëmtimit të mesfushorit Khedira, tani duhet të përballet edhe me një dëmtim tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"