“Nuk kam si ta fsheh gëzimin”, Gjyla: Kemi rivale vetëm… Lushnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 19:06

“Nuk kam si ta fsheh gëzimin”, Gjyla: Kemi rivale vetëm… Lushnjën

Ilir Gjyla nuk e ka fshehur aspak kënaqësinë e fitores ndaj Besës. Sipas tij, kjo fitore tregoi se skuadra që drejton ka rivale vetëm veten. 

gjyla

“Nuk jemi të parët në grupin tonë, por vetëm një pikë na ndan nga kreu. Fitorja me Besën tregoi se kapërcyem një kundërshtar tepër të fortë. E kemi bërë këtë gjë ndaj Besës edhe fazën e parë me një përmbysje spektakolare nga 0-2 në 3-2. Prandaj nuk kam si ta fsheh gëzimin tim dhe të tifozëve lushnjarë që po na ndjekin kudo dhe po na mbështesin fort. Për mua kjo fitore vërtetoi se Lushnja ka rivale vetëm Lushnjën. Natyrisht, na presin sfida të tjera vitin e ardhshëm, por kam bindjen se me punë dhe sakrifica do të dimë t’i përballojmë me sukses”, u shpreh trajneri Ilir Gjyla pas fitores ndaj Besës.

lushnja

Skuadra e tij në ndeshjet vendimtare, duke përjashtuar atë me Pogradecin, ka ditur të tregojë vlerat më të mira. Apoloninë dhe Besën Lushnja i ka mundur nga dy herë deri tani, çka tregon më së miri forcën e kësaj skuadre.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"