“Nuk kam shpenzuar 1.2 miliard lekë”, Suad Lici akuza ndaj Kapllanajt: Ka ndërhyrë te gjyqtarët për ndeshjet tona me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 16:35

“Nuk kam shpenzuar 1.2 miliard lekë”, Suad Lici akuza ndaj Kapllanajt: Ka ndërhyrë te gjyqtarët për ndeshjet tona me Bylisin

Suad Lici ka qenë i drejt përdrejtë dhe i ashpër. Teksa ka zbardhur bilancin financiar të financave të klubit shkodran, ka akuzuar edhe skuadrën e Bylisit dhe presidentin e saj për “pilotim” të arbitrave. Nga ana tjetër ka reaguar Besnik Kapllanaj.
Suad-Lici
FINANCAT – “Sa për t’ju sqaruar. Buxheti i Vllaznisë është 44 milionë lekë të rinj. Me këto paguhen 25 punëtorë ku pagat e futbollistëve shkojnë 40 milionë lekë të rinj në muaj. Trajneri Dedja merr 2500 euro rrogë. Me gjithë taksa, ai merr 4 milionë e 200 mijë lekë (të vjetër). Jonuz? Ai e ka pasur thuajse të njëjtën, 4 milionë e 500 mijë lekë (të vjetër). Të flisni pa përgjegjësi, të ngrini akuza sikur administratori i Vllaznisë harxhon 1 miliard e 200 milionë lekë të rinj… Më vjen keq. E kam marrë Vllazninë në Kategori të Dytë, pra në Kategorinë e Parë. Kam bërë 50% ulje të pagave të buxhetit. Vllaznia ka dalë nënkampione në atë kategori me një fond prej 45 milionë lekësh të rinj, duke përfshirë ushqim, akomodim, paga sportistësh e çdo gjë. Çdo gjë është në bilanc, në periudhën korrik 2018 kur kam ardhur unë si administrator. Madje, për periudhën 2019, një pjesë e fondit nga 44 milionë lekë të rinj, 16 milionë lekë të rinj janë shpenzuar për borxhet e vitit të kaluar. Me këtë fond prej 44 milionë lekë të rinj, Bashkia e Shkodrës paguan tri struktura: Strukturën e Vllaznisë, e cila ka mbi 30 punëtorë, bashkë me stafin drejtues e gjithkënd. Paguan strukturën e akademisë, që janë rreth 13 punëtorë. Paguan strukturën e stadiumit, që janë 12 punëtorë. Nuk lejoj askënd që të hedhë baltë”.
MOMENTI NE VLLAZNIA BYLIS
ASPEKTI SPORTIV – “Vllaznia është i vetmi ekip që është bërë për dhjetë ditë, në periudhën kur ishin zgjedhjet lokale. Kohë në të cilën nuk dihet se çfarë do të bëhej, se kush do të vinte kryetar bashkie. Skuadra është bërë për dhjetë ditë. Kam kërkuar që të kem edhe Hebajn edhe shumë futbollistë të tjerë te Vllaznia, por më kanë kërkuar shifra që ishin të parealizueshme nga buxheti ynë dhe u kam uruar suksese. Duhet të jemi shumë të qartë, që lojtari më i shtrenjtë te Vllaznia paguhet 2 mijë euro. Ndërsa te Tirana paguhet 7 mijë euro, prandaj është diferencë shumë e madhe. 13 blerjet? Kam qenë i detyruar që të blej lojtarë për të çuar Vllazninë aty ku është. Vllaznia është skuadra më e pastër që ka luajtur futboll deri tani. Luhet më shumë jashtë fushe, sesa brenda fushës. Presidenti i Bylisit ka ndërhyrë tek arbitrat që kanë gjykuar takimet mes Vllaznisë dhe Bylisit”, ka thënë dje Suad Lici për “Ora Sport” në “Ora News”.

Besnik Kapllanaj logo

REAGIMI I KAPLLANAJT
Lidhur me këto deklarata të drejtuesit të klubit shkodran, Kapllanaj ka reaguar menjëherë për “Panorama Sport” duke deklaruar se do t’i drejtohet prokurorisë lidhur me këto akuza. “Jam habitur nga deklaratat e administratorit të Vllaznisë, Suad Lici, që janë të pavërteta. I kërkoj që ose t’i tërheqë ato shpifje që ka thënë duke kërkuar falje publike. Në të kundërt për prishje të imazhit tim si president dhe për akuza të pavërteta duke shpifur dhe hedhur baltë në mënyrë të padrejtë, do të bëjmë kallëzim penal në prokurori”, tha presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, në reagimin zyrtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"