“Nuk kam pasur kurrë një ekip të kompletuar”, Troisi: Ndaj Bylisit do mundohemi të shënojmë të parët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 12:42

FB Flamurtari Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

“Nuk kam pasur kurrë një ekip të kompletuar”, Troisi: Ndaj Bylisit do mundohemi të shënojmë të parët

Flamurtari do të tentojë të mos dalë pa pikë sot në Ballsh përballë Bylisit. Edhe pse i di vështirësitë e kësaj ndeshjeje, trajneri Marcelo Troisi deklaron se ekipi që drejton do të japë maksimumin. “E dimë që është një ndeshje shumë e fortë. Ekipi i Bylisit ka shumë nevojë që të fitojë. Për mendimin tim, presioni bie mbi skuadrën kundërshtare. Do të tentojmë sa më thjesht që të jetë e mundur. Do të synojmë që të marrim një rezultat sa më të mirë që është edhe objektivi ynë për të qëndruar në Superiore”, u shpreh fillimisht Troisi.troisi

SHQETËSIMI – Trajneri brazilian i Flamurtarit i druhet në takimin e sotëm anës psikologjike të lojtarëve që ka në dispozicion. “Ekipi është i ri dhe nuk është i pjekur nga ana psikologjike. Kjo është gjëja që më shqetëson më shumë. Që nga minutat e para do të tentojmë të shënojmë gol të parët që të mbajmë rezultatin dhe të kemi një rezultat sa më pozitiv në fund të takimit”, theksoi kreu i pankinës. Më pas, ai bëri të ditur se që kur ka ardhur te Flamurtari, asnjëherë nuk ka pasur një ekip të plotë dhe kjo gjë e shqetëson më shumë.

Nuk preferon të flasë me emra konkretë për lojtarët që kanë munguar në stërvitje gjatë javëve të kaluara, por sipas brazilianit ka edhe të dëmtuar. “Preferoj që të mos komentoj asgjë dhe të nxjerr emra. Janë problemet tona dhe nuk më pëlqen që t’i nxjerr jashtë. Do të fokusohem te lojtarët që kam në dispozicion. Ata që nuk duan të bëjnë stërvitje apo nuk munden, nuk ka problem. Unë do të punoj me grupin që kam. Nesër (sot) do të aktivizohet një ekip që ka qenë 100% në stërvitje. Kaq mund të them.flamurtrai

Që nga fillimi që kam ardhur këtu nuk kam pasur kurrë një ekip të kompletuar. Është e vështirë të them që më mungon ai apo ky lojtar, pasi kam disa të dëmtuar dhe të tjerë që nuk janë stërvitur gjatë javës. Nuk kam si t’i aktivizoj, pasi nuk janë stërvitur rregullisht”, përfundoi Troisi, i cili pak vite më parë ka qenë për një kohë të shkurtër edhe trajner i Bylisit.

Ermal Sika




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com