“Nuk kam pasur asnjë kontakt”, Nagelsman mohon bisedimet me kampionët e Bajernit: Kam kontratë me Lajpcigun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 21:51

“Nuk kam pasur asnjë kontakt”, Nagelsman mohon bisedimet me kampionët e Bajernit: Kam kontratë me Lajpcigun

Julian Nagelsman i ka quajtur spekulime lajmet se Bajerni i Mynihut e ka kontaktuar për të qenë trajneri i ardhshëm i tyre sezonin e ardhshëm, pavarësisht komenteve të Lotar Mateusit. Hansi Flik po mendohet gjithnjë e më shumë se do të jetë pasuesi i Joakim Lëvit në stolin e kombëtares gjermane pas krisjeve me drejtuesit e klubit. Dhe pas eliminimit nga PSGja, ai nuk e përgënjeshtroi një gjë të tillë.

Julian-Nagelsmann-comments-on-Bayerns-interest-in-Dayot-Upamecano

“Unë jam i bindur se Hansi nuk do të jetë trajneri i Bajernit sezonin e ardhshëm. Federata gjermane e do atë si trajner dhe i ka bërë një ofertë. Bajerni nga ana tjetër, ka treguar interes për Nagelsmanin. Ndeshja e fundit e Bundesligës kundër Augsburgut do të jetë e fundit e Flikut në stolin e Bajernit”, tha ish-kapiteni legjendar i rekordmenëve të Gjermanisë.

Por ditën e mërkurë, trajneri i Lajpcigut i hodhi poshtë këto pretendime: “Nuk ka pasur asnjë bisedë me Bajernin. Nuk ia kam idenë se nga e ka Lotar këtë informacion. Kjo vlen edhe për menaxherët e mi, ata nuk kanë pasur asnjë kontakt. Nuk kam folur me Lajpcigun sepse nuk ka asgjë për të folur. Kam një kontratë deri në vitin 2023”, tha tekniku 33-vjeçar.

REFUZOI GJERMANINË – Komentet e fundit të trajnerit të Lajpcigut vijnë pasi ai e përjashtoi veten edhe nga gara për të marrë stolin e kombëtares gjermane, pas Europianit të kësaj vere. Joakim Lëv ka njoftuar se do të largohet pas 15 vitesh në krye të “Pancerave” muajin e shkuar. I pyetur nëse ai e shikonte veten një kandidat të mundshëm për stolin e Gjermanisë, Nagelsman dha një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë: “Jo”.

Ai ka shkëlqyer në stolin e Hofenhaimit (2016-2019), duke ndërtuar një skuadër shumë konkurruese dhe më pas të Lajpcigut, ku u ul prej vitit 2019.

Ai e udhëhoqi këtë skuadër deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve sezonin e shkuar. Ata eliminuan Mançester Junajtidin këtë sezon, ndërsa u eliminuan vetëm nga Liverpuli në 1/8-at. Sot Lajpcigu është rivali kryesor i Bajernit të Mynihut në Bundesligë, duke fituar një marsh më shumë në konkurrencën me rivalët klasikë të bavarezëve, Borusian e Dortmundit.

SHANSET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"