“Nuk kam parë kurrë si ky”, zv.trajneri i Laçit kritika Rexhinaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 19:42

“Nuk kam parë kurrë si ky”, zv.trajneri i Laçit kritika Rexhinaldos

Zëvendëstrajneri i Laçit, Saimir Xhetani, e ka cilësuar Rexhinaldon si futbollistin më problematik, me të cilin ka punuar në karrierën e tij. Ai thotë se lojtari shpik nga një problem çdo javë dhe se kjo i ka mërzitur të gjithë. “Kam një jetë që jam marrë me futboll, por lojtar më problematik se ky nuk kam parë më parë.

saimir xhetani

Na patën thënë në fillim të sezonit nga Gjirokastra se çfarë gabimi po bëni, por menduam se duke e trajtuar si më të privilegjuarin, pasi është më i paguari në ekip, do të ishte korrekt. Probleme nga më të ndryshmet çdo javë, mungesë e theksuar disipline dhe angazhimi në ekip”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"