“Nuk kam parë ego më të madhe në jetën time”, Runi i vërsulet Mbape për incidentin me Mesin: Dikush t’i kujtojë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 22:09

“Nuk kam parë ego më të madhe në jetën time”, Runi i vërsulet Mbape për incidentin me Mesin: Dikush t’i kujtojë se…

Ndeshja e fundjavës së kaluar mes PSG dhe Montpelje është bërë temë diskutimesh në mediat ndërkombëtare për shkak të sjelljes së Kilian Mbape. Ky i fundit, në një moment nervozizmi, goditi me shpatull Mesin, me këtë të fundit që mbeti shumë i çuditur nga reagimi i shokut të skuadrës.

asdsadasdsad

Ngjarja është komentuar edhe nga Uejn Runi, i cili pasi pa pamjet, nuk ngurroi të kritikonte francezin për mënyrën se si ishte sjellë me një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit botëror.

“Një lojtar i moshës 22 apo 23 i cili me dashje godet me shpatull Mesin… Unë nuk kam parë asnjëherë në jetën time një ego më të madhe”, ishin fjalët e ish-sulmuesit i cili në karrierën e tij e ka pasur shpesh si kundërshtar argjentinasin. “Dikush t’ia kujtojë Mbape se Mesi kishte fituar katër herë “Topin e Artë” kur kishte moshën e tij”, vazhdoi ish-sulmuesi anglez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"