“Nuk kam menduar të riblej Interin”, flet Morati: Mund të jetë viti i duhur për titullin, kisha frikë nga gruaja kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 18:56

“Nuk kam menduar të riblej Interin”, flet Morati: Mund të jetë viti i duhur për titullin, kisha frikë nga gruaja kur…

I ftuar në emisionin “Che Tempo Fa”, ish-presidenti i Interit ka rrëfyer se nuk ka menduar kurrë riblerjen e zikaltërve, duke shtuar se klubi tashmë ka kaluar në duar të sigurta me presidenti Steven Zhang.masimo morati

“Riblerja e Interit? Kurrë nuk e kam menduar. Ma kanë sugjeruar njerëzit përreth meje, por tashmë klubi ka kaluar në duar të atyre që dinë të shohin nga e ardhmja në mënyrën e duhur.

E vërtetë që gruaja e mori vesh nga TV për shitjen e Interit? Po, më doli nga mendja t’ia thosha (qesh). Kisha folur me fëmijët e mi dhe kishim frikë t’ia thoshim. Pastaj u bë blerja. Ajo e mori vesh nga TV dhe më mori në telefon. Nuk e hapa për një moment sepse kisha frikë (qesh përsëri).Morati me trofe

Titulli kampion? Fillimisht të shohim nëse kampionati do të vazhdojë. Interi ka mundësi të mirë për të fituar dhe mendoj që është viti i duhur për ta fituar kampionatin. Konte është shumë i mirë. Ai duket një trajner shumë i fortë, që di të bëjë gjëra të mira.”, u shpreh Morati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"