Nga beteja me “Coronavirus”-in te roli në fushë, rrëfehet Daniel Maldini: Idhulli im gjithmonë ka qenë …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 17:30

Nga beteja me “Coronavirus”-in te roli në fushë, rrëfehet Daniel Maldini: Idhulli im gjithmonë ka qenë …

Dhjetë ditë më parë Daniel Maldini rezultoi pozitiv ndaj “Coronavirus”-it. Ditët e karantinës i kalon së bashku me babain, Paolo dhe të dy janë në rrugën e shërimit. Në pritje për të marrë lajmin e mirë, që nuk duhet të vonojë, fantazisti i Milanit ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit.

maldiniii

18 vjeçari u ndal dhe te infektimi me koronavirus, duke thënë se tashmë nuk ka më simptoma të virusit dhe se po ndjek programin stërvitor.

maldini

Fillimisht si ndjehesh?

Ka disa ditë që nuk kam simptoma dhe zhvilloj stërvitje në kushtet e shtëpisë.

Ku parapëlqeni të luani më së shumti?

Roli ideal është ai i sulmuesit të dytë në krah ose pas shpinës së pykës kryesore.

Pra pas shpinës së Ibrës?

Kemi një raport shumë të bukur. Më jep vazhdimisht këshilla e jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Po me shokët e tjerë të Milani si i keni marrëdhënies?

Gjithçka shkon më së miri me të gjithë. Leao, Kastijeho dhe Çalhanoglu janë ata me të cilët komunikoj më së shumti.

Cili është idhulli yt?

Një nga idhujt e modelet e mia ka qenë Ronaldinjo.

ronaldinjo

Po nga lojtarët aktualë cili ju pëlqen më shumë?

Zhoao Feliks është një ndër ata që admiroj më së shumti.

Sa peshon trashëgimia e gjyshit Çezare dhe babait Paolo?

Sigurisht që është një përgjegjësi e madhe, por e kam këtë trysni që në moshë të vogël e tashmë jam mësuar. Fakti që përfaqësoj një dinasti si ajo e Maldinëve është krenari dhe nder i madh.

Çfarë kujtoni nga debutimi në Serinë A?

Në mendjen time isha i qetë dhe shumë i përqëndruar te ndeshja. Nga ana tjetër ngjyrat kuqezi për mua janë si familje dhe ndihesha shumë mirë.

Çfarë ju tha trajneri i të rinjve Xhunti pas asa ndeshje?

Ishte i lumtur për mua dhe më uroi. Sigurisht më pyeti edhe për emocionet. Fakti që ndeshjen e parë e luajta në “San Siro” bëri që gjithçka të ishte unike e jo më kot ato kanë qenë emocionet më të mëdha që kam përjtuar në aspektin futbollistik.

Cila është ndeshja që do ta rishikonit me më shumë dëshirë?

Itali-Spanjë e vitit 2016 në Europian.

Keni ndonjë këngë të preferuar?

Kënga e preferuar është “Too Good” nga këngëtari Drake.

_110744060_danielmaldini

Ku parapëlqeni të luani më së shumti?

Roli ideal është ai i sulmuesit të dytë në krah ose pas shpinës së pykës kryesore.

Pra pas shpinës së Ibrës?

Kemi një raport shumë të bukur. Më jep vazhdimisht këshilla e jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Po me shokët e tjerë të Milani si i keni marrëdhënies?

Gjithçka shkon më së miri me të gjithë. Leao, Kastijeho dhe Çalhanoglu janë ata me të cilët komunikoj më së shumti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"