“Nuk kam marrë oferta nga Bundesliga 2”, Seferi në “Panorama TV”: Shqipëria kualifikohet në Europian, Tirana s’duhet të gabojë në derbi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 17:06

“Nuk kam marrë oferta nga Bundesliga 2”, Seferi në “Panorama TV”: Shqipëria kualifikohet në Europian, Tirana s’duhet të gabojë në derbi…

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi ka qenë pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport” në “Panorama Tv”. Përmes një lidhje me Skype, ai foli për objektivat e ekipit në Ukrainë, për Kombëtaren kuqezi si dhe për ish-ekipin e tij, Tiranën.-800-0-acfa80b956231daf1d481f625ec6c73c

“Jam shumë i lumtur këtu në Ukrainë dhe falenderoj Zotin për gjithçka. Shpresoj të kem këto rezultate, të vazhdoj të shënoj gola deri në fund. Objektivi ynë këtu është të kapim Europën, kemi një ndeshje të vështirë në fundjavë. Kur kam ardhur në fillim, kanë qenë muaj të vështirë, por tani jam më i qetë dhe më mirë. Kam pasur bisedime të gjata me familjen dhe njerëz të tjerë kur kam marr ofertë, por doja që të sfidoja veten dhe të luaja në këtë ligë pasi është shumë e fortë.

Unë kam kontratë deri në 2025-ën dhe pastaj se çfarë do të ndodhë nuk e di. Unë jam shumë i fokusuar për të bërë më të mirën time. Përsa i përket lajmeve për një ofertë të mundshme nga Bundesliga 2, lajmin e kam marrë vesh nga mediat. Unë nuk di asgjë dhe nuk ka asgjë konkrete.
E falenderoj Tiranën dhe Superioren sepse më ka dhënë shumë, por dua të vazhdoj të bëj hapa përpara në karrierë dhe jo të bëj më hapa pas.

Unë e kam thënë gjithmonë që e di trajneri për zgjedhjet dhe preferencat që ka për në Kombëtare. Nuk e di nëse do të kem një ftesë tjetër në qershor, unë kam detyrë vetëm të punoj shumë dhe më pas të shohim çdo të ndodhë. Trajneri i di përshtypjet për lojtarët dhe përpara se të na shihte në ndeshjen ndaj Polonisë. Ne bëmë një ndeshje shumë të mirë, por na mungoi rezultati. Edhe pse luajta 15 minuta, unë do të bëj maksimumin që në vazhdim të luaj më shumë. Do jem i lumtur nëse e nis si titullar ndeshje të tjera me kombëtaren. Trajneri Silvinjo ka sjell frymë të re dhe pozitive, dhe padyshim që mendoj dhe besoj që do të kualifikohemi në “EURO 2024″.

Unë besoj që Tirana nuk ka konkurrencë këtë vit, i kam parë të gjitha ndeshjet, jam shumë i lumtur për Orges Shehin që ka bërë një punë të mirë dhe që e ka mbajtur ekipin në këto nivele, jam dhe i lumtur për drejtorin Tefik Osmanin, por sigurisht dhe për shokët e mi. Tirana nuk mund të tejkalohet sepse nuk besoj që do të gabojë, po vazhdon vetëm me rezultate pozitive. Futbolli vazhdon dhe e përgëzoj Florent Hasanin sepse ka bërë shmë gola dhe e ka ndihmuar shumë ekipin, unë them që nuk i mungojnë Tiranës golat e mi, pasi Hasani ka bërë shumë mirë.

Bardheblutë më kanë ndihmuar shumë, dhe jam shumë i lumtur që jam këtu tani. Ekipi nuk ka ndonjë dallim që nga vjet, vazhdojnë të jenë në vendin e parë. Kam kontakte me Ismajlgecin, Veselin, Limaj, Bekajn etj.

Tiranës i duhet vazhdimësia dhe mos gabojë në derbi. Partizani do të ketë më shumë presion, bardheblutë do të jenë më të qetë. Përsa i përket jetës personale, jam shumë i lumtur dhe i qetë, është gjithçka ok dhe falenderoj Zotin”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"