“Nuk kam frikë nga titulli”, Maldini: Kërkojmë firmat e Xhixhos e Çalhas, ju tregoj synimin tonë madhor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 17:05

“Nuk kam frikë nga titulli”, Maldini: Kërkojmë firmat e Xhixhos e Çalhas, ju tregoj synimin tonë madhor

Paolo Maldini nuk pranon nga skuadra që ta ulë përqendrimin në mungesë të trajnerit. Së bashku me drejtorin Masara ai ka qenë dje në Napoli për ndeshjen, teksa përpara saj deklaroi:

MALDINI

“Secili prej nesh e ka përjetuar mungesën e Piolit sipas mënyrës së vet.  Të gjithë jemi të qetë pavarësisht se në epokën e ‘COVID’-it një trajner mund të ndikojë më tepër sepse stadiumi është bosh dhe zëri i tij dëgjohet më fort”. Rinovimi i Hakan Çalhanoglusë ishte një tjetër temë e fjalës së drejtorit sportiv të Milanit. Lidhur me turkun ai deklaroi:

“Me siguri do t’i afrohemi e do të mundohemi që ta mbajmë, siç po bëjmë me Donarumën. Në mënyrë që të gjendet akordi të gjitha palët duhet të jenë në një mendje dhe Hakanin e kam parë mjaft të qetë në këto kohë. Është një djalë që linte shpirtin në fushë edhe kur nuk paraqitej në mënyrën më të mirë, ka një ndjeshmëri të lartë e kjo mund të jetë pikë e fortë për të, por edhe e dobët”. Rezultati i djeshëm nuk ndikon në ambiciet sezonale të Milanit e aq më pak në shanset për titull, siç e dëshmon edhe Maldini:

“Fjala ‘titull’ nuk më frikëson, por nuk është se do të mërzitemi nëse nuk e fitojmë. Mërzia do të ishte e madhe vetëm nëse nuk japim më të mirën tonë, pastaj, nëse ruajmë këtë ecuri deri në maj, përse të mos e tentojmë titullin. Nga përvoja ime kujtoj tituj Italie apo Champions-i që nuk do t’i kishim fituar nëse nuk do të kishim besuar deri në fund. Sidoqoftë, nuk do të zhgënjehemi nëse nuk shpallemi kampionë të vendit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"