“Nuk kam frikë nga Tirana”, Sormani: Mala nuk e ka të vështirë të arrijë formën fizike, s’kam presion për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 0:08

“Nuk kam frikë nga Tirana”, Sormani: Mala nuk e ka të vështirë të arrijë formën fizike, s’kam presion për fitore

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, ka dalë në konferencë për shtyp përpara derbit me Tiranën, teksa ka folur për këtë takim shumë të rëndësishëm. Ai shprehet që nuk ka frikë nga Tirana dhe se skuadra nuk ka presion për të fituar.

sormani

Derbi i dytë për ju? “Unë këtë ndeshje derbi, e shoh si një ndeshje mes dy skuadrave që luftojnë për titullin kampion. Këtë ia transmetoj lojtarëve që nga fillimi i javës. Për mua mbetet një ndeshje për t’u fituar edhe pse është një derbi”.

Nga çfarë i druheni Tiranës? “Respekt për të gjithë kam gjithmone, por frikë nuk kam absolutisht. Punojmë fort dhe me entusiazëm gjatë kësaj jave dhe do të japin gjithçka në fushën e lojës. Gjithmonë për të fituar këtë takim dhe për të dhënë gjithçka”.

Presioni? “Nuk kam asnjë presion, thjesht unë dua që të fitojmë këtë ndeshje. Duket shumë e thjeshtë kjo frazë, por ne duam të fitojmë këtë ndeshje”.

Trajneri që do ngjyrosë qytetin të kuq? “Unë dua të fitojë këtë ndeshje për të qënë aty për titullin. Skuadra është gati që të bëjë më të mirën dhe të fitojë ndeshjen”

Trashi? ““Nuk do të luajë dhe më vjen keq. Që kur kam ardhur ka ai është përmirësuar shumë. Për mua është mbrojtësi i majtë më i mirë në të gjithë Ballkanin. E kam parë se si punon. Më vjen keq, duke ditur që mezi e priste të luante në këtë takim. Na ka kërkuar ta fitojmë këtë ndeshje dhe do të bëjmë gjithçka t’ia plotësojmë dëshirën”.

Mala? Nuk luan që prej 10 dhjetorit. Ai është një lojtar që nuk e ka problem ta arijë formën fizike. Ka qenë mjaft pozitive mikpritja që skuadra i ka bërë ditën e djeshme. Është e rëndësishme që një i familjes i bashkohet skuadrës. Ka cilësi mjaft të mira”.

Tirana? “Njoh lojtarë si Torasa dhe Batha, që i kam stërvitur. I njoh si lojtarë dhe si njerëz. Gjëja më e rëndësishme është që stadiumi do të jetë plot dhe do të jetë e luftuar dhe spektakolare”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"