Nuk kaloi testet mjekësore, fituesi i “Këpucës së Artë” në Superiore i jep lamtumirën klubit kosovar pa firmosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 21:08

Nuk kaloi testet mjekësore, fituesi i “Këpucës së Artë” në Superiore i jep lamtumirën klubit kosovar pa firmosur

Kirian Nuabueze, ish-sulmuesi i Laçit i cili tre vite m parë fitoi “Këpucën e Artë” në Kategorinë Superiore, mbetet përsëri pa skuadër. Lojtari pak ditë më parë kishte gjetur akordin me Prishtinën dhe pritej vetëm firma e tij në marrëveshjen me klubin kryeqytetas për t’u kthyer në Superligën e Kosovës ku ka luajtur edhe me Dritën.

Nuabueze Kepuca e Arte

Ai kishte udhëtuar nga SHBA dhe i ishte bashkuar në stërvitje ekipit në ditët e fundit, teksa të gjithë pritnin vetëm firmën dhe debutimin. Por ka ndodhur e kundërta pasi lojtari, sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, nuk ka kaluar testet mjekësore.

“Telegrafi” bën të ditur se futbollisti kishte një problem në gju që do ta detyronte të rrinte për shumë kohë larg fushave të lojës. Ndaj Prishtina ka vendosur të mos nënshkruajë me futbollistin 29-vjeçar të cilin e shihte si goditjen e madhe të merkatos së verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"