“Nuk ka viruse këtu”, shikoni çfarë bën presidenti i Bjellorusisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 10:13

“Nuk ka viruse këtu”, shikoni çfarë bën presidenti i Bjellorusisë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, shpërfilli plotësisht rrezikun e pandemisë së Koronavirusit, në një kohë ku e gjithë është ngujuar, për të parandaluar përhapjen në masë të virusit, ai mori pjesë në një ndeshje të hokejit mbi akull në Minsk.

bjellorusi presidenti

Në Bjellorusi janë marrë pak masa për ta luftuar koronavirusin, dhe në vend të tyre, qytetarëve u është bërë thirre ta pinë vodka dhe të shkojnë në sauna.

Sporti në përgjithësi në gjithë botën është pezulluar për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus, por jo edhe në Bjellorusi, ku edhe futbolli u zhvillua në këtë fundjavë, madje me praninë e tifozëve në stadium.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"