Nuk ka vetëm histori të bukura me Dinamo Tbilisi, shikoni kur Vllaznia e pësonte në… tavolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 18:10

Nuk ka vetëm histori të bukura me Dinamo Tbilisi, shikoni kur Vllaznia e pësonte në… tavolinë

Nuk ka vetëm histori të bukura dhe me kualifikime për skuadrat shqiptare në Europë ndaj Dinamos së Tbilisit. Vllaznia në sezonin 1998-1999 e pësoi nga një gabim foshnjarak, teksa sfidën në Tbilisi e humbi në fushë 1-0, por duke aktivizuar një lojtar të pafederuar u detyrua që të pranonte rezultatin në tavolinë 3-0.

IMG_4322

Për ata që nuk e mbajnë mend, Vllaznia fitoi 3-1 në Shkodër, por u eliminua nga rezultati në tavolinë. Edhe asokohe luhej për Champions League, ndërkohë që skuadra mike u përball me Atletikon e Bilbaos në raundin tjetër të Champions-it.

Një shans që e humbi Vllaznia që asokohe kishte president të ndjerin Myftar Çela. Për t’u theksuar se në fushë skuadrat shqiptare kanë shënuar gjashtë gola kundër katër të gjeorgjianëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"