“Nuk ka të paprekshëm tek Anglia”, Kejn: Do tentoj të shënoj si Patrik Shik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 14:00

“Nuk ka të paprekshëm tek Anglia”, Kejn: Do tentoj të shënoj si Patrik Shik

Herri Kejn është “vrasësi” në derbi ndaj edhe përballja me Skocinë premton habitatin e preferuar për sulmuesin e “Tre Luanëve” për të gjetur golin e parë në këtë Europian. Kapiteni u zëvendësua në ndeshjen që Anglia fitoi ndaj Kroacisë, por statistikat e Herri Kejn në përballjet derbi flasin vetë. Nëse kishte ndonjë dyshim në besimin e Herri Kejn, ndërsa ai përgatitet për llojin e lojës që normalisht sjell më të mirën tek ai.

https___thetopflight.com_wp-content_uploads_getty-images_2018_08_1309728619-850x560

SHËNOJ SI SHIK – Pasi pa Patrik Shik të shënonte nga rreth 50 metra për Republikën Çeke kundër portierit të Skocisë, Dejvid Marshall, Kejn tha se do ta provojë edhe ai nëse do të përballet me një situatë të tillë. “Sa herë që të më jepet mundësia do ta tentoj edhe unë atë gjuajtje si Patrik Shik. Portierët në ditët e sotme provojnë që të luajnë si mbrojtës dhe të jenë më shumë sesa në portë, në mes të distancës nga topi deri në kuadrat, kështu që nëse do të ketë situata të ngjashme, nuk do të hezitoj. Nuk i dihet asnjëherë si mund të përfundojë. Ndoshta mund të ketë një tjetër gol si ai këtë Europian”, tha fillimisht Kejn.

SI TE… Siti – Anglia këtë të premte do të luajë ndaj Skocisë në “Uembli”, ndërsa vetë Kejn nuk do të ketë shqetësime për vendin ku do të luajë, por më së shumti për mënyrën e lojës dhe sjelljes së tij në fushë. Kjo për vetë faktin se, ndryshe nga Totenhemi, në krah do të ketë Sterlingun. Kësisoj, në kombëtare, Kejn duhet të ndryshojë stil loje dhe ndoshta të adoptohet me lëvizjet që bëhen te Siti. Sterling shënoi për herë të parë në finalen e një turneu të madh ndaj Kroacisë dhe Kejn është i lumtur për këtë. “Jam shumë i lumtur për Sterlingun. Për të shkuar larg dhe për ta fituar këtë kompeticion, duhet të jenë të gjithë në formë. Të shënojnë të gjithë dhe të jenë të gjithë në gjendje për të asistuar. Sterling bëri një finalizim të shkëlqyer. Stoli? Jam gati të ulem në stol. Këtu nuk ka të paprekshëm dhe duhet ta fitojmë vendin me performanca”, tha kapiteni i “Tre Luanëve”.

MBRET NË DERBI – Kejn është “Këpuca e Artë” e sezonit në Premier Ligë me 23 gola. Nëse ndonjë ka dyshime për këtë, statistikat e tij në ndeshjet derbi, janë mjaftueshëm bindëse që ai mund të shënojë ndaj Skocisë golin e parë këtë kompeticion. Jo vetëm që Kejn është shënuesi më i mirë në derbin e Londrës së Veriut, me 11 gola për Totenhemin ndaj Arsenalit, është gjithashtu shënuesi më i mirë në çdo derbi mes skuadrave londineze, duke shënuar 38 gola, 18 më shumë sesa Zhiru.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"