“Nuk ka talent, hiqe Iglin nga futbolli, po nuk u bë…”, Isa Tare zbulon bisedën me Neptun Bajkon për ish-sulmuesin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 20:25

“Nuk ka talent, hiqe Iglin nga futbolli, po nuk u bë…”, Isa Tare zbulon bisedën me Neptun Bajkon për ish-sulmuesin e Kombëtares

Babai i ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, aktualisht drejtor sportiv i Lacios, Igli Tare, Isa Tare ka folur për një moment për ish-trajnerin e Partizanit dhe Shqipërisë, Neptun Bajko ku ka zbuluar bisedën me të duke i treguar se Igli Tare nuk kishte talent dhe ta largonte nga futbolli në fillimet e tij të karrierës:

ISA TARE

“Neptun Bajko ka pasur djalin e tij në klasë me Iglin, dhe më thotë mua kur djali, Igli ishte në fillmet e karrierës, ‘hiqe Iglin, ku ka Igli talent, po nuk u bë djali im futbollist do të bëhet Igli?’

Igli vazhdoi atje, e kanë vlerësuar shumë, sidomos ish-futbollisti i njohur, Refik Resmja. Më tha që Igli do të bëhet patjetër futbollist i Kombëtares do të arrijë nivele të larta.”, tha Isa Tare tek “E Diell”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"