Nuk ka stadium, Besa edhe një tjetër vit në “migrim”/ Ja ku pritet të luajë skuadra e Maganit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2022 | 13:48

Nuk ka stadium, Besa edhe një tjetër vit në “migrim”/ Ja ku pritet të luajë skuadra e Maganit

Priten surpriza të Besa. Nexhat Bizhdili ka siguruar 6 afrime, por ky është vetëm fillimi. Veç mbrojtësve Joni Nurja e Shaqir Jugu, mesfushorëve Xheron Osma e Enes Kuka, si edhe sulmuesve Frenklin Ntepe dhe Çinonso Onuh, do të ketë të paktën edhe 4 përforcime.

bizhdili magani

Skuadra e Gugash Maganit do të zbarkojë në fushë të hënën dhe të gjitha dilemat për merkaton do të marrin fund, përfshirë edhe ato për grupin ekzistues. Titullarë si portieri Dobjani, mbrojtësi Perja apo sulmuesi Hoxha nuk kanë shpallur ende largimin nga ekipi. Gjithsesi, nuk dihet nëse do të jenë apo jo pjesë e kavajasve.

E njëjta gjë vlen edhe fati i të huazuarve Henri Sulovari, Çyrbja, Basha apo Dajçi. Për këto arsye, të gjithë janë sy e veshë nga 18 korriku. Vitet e shkuara kanë treguar se, jo pak herë presidenti ka goditur në limitet e merkatos, duke afruar jo një e dy, por disa futbollistë. Ndaj nuk do të përbënte çudi e as risi që kjo të përsëritej, kur starti i sezonit është shumë larg.

Besa Stadiumi

Por ajo që shqetëson të gjithë, është stadiumi “Besa”. Zëra në klub deklarojnë fillimisht se verdhezinjtë mund të luajnë në Rrogozhinë dhe Peqin, por cilido qoftë destinacioni, e sigurt është se do t’i penalizojë si futbollistët ashtu edhe tifozët.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"