“Nuk ka skuadra të lehta në këtë kampionat”, Vesel Limaj: Tirana është ekip që luan mirë me topin dhe shpresoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 12:21

“Nuk ka skuadra të lehta në këtë kampionat”, Vesel Limaj: Tirana është ekip që luan mirë me topin dhe shpresoj…

Në vigjilje të ndeshjes së nesërme ndaj Kastriotit, në orën 13:45 në stadiumin e qytetit të Kamzës, për mediat ka folur mesfushori i Tiranës, Vesel Limaj i cili ka analizuar këtë sfidë:

VESEL LIMAJ 1

Ndeshja ndaj Kastriotit – “Çdo ndeshje ndaj Kastriotit në transfertë është e vështirë. Është një ekip që luan fort dhe e dimë se çfarë na pret nesër. Shpresoj që të jetë një fushë e mirë sepse jemi një ekip që luajmë topin dhe nuk shoh problem për ne.”

Pozicioni në fushë – “Jemi tre mesfushor, por unë ndihem më mirë përpara, por nuk e kam problem që të luaj edhe më prapa. Dua të ndihmoj ekipin dhe ku të thotë trajneri do të luaj.”

Paraqitjet – “Kemi bërë paraqitje të mira, nuk është se kemi luajtur keq.”

Kundërshtarët – “Nuk ka ekipe të lehta në këtë kampionat, jemi maksimalisht të përgatitur edhe për nesër.”, përfundoi Vesel Limaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"