“Nuk ka shumë skuadra që dominojnë Laçin”, Longo: Vllaznia ekipi më i mirë i kampionatit, por Teuta dhe Partizani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 16:14

“Nuk ka shumë skuadra që dominojnë Laçin”, Longo: Vllaznia ekipi më i mirë i kampionatit, por Teuta dhe Partizani…

Trajneri i Kukësit, Diego Longo dukej mjaft i pakënaqur me barazimin 2-2 me Laçin duke i vënë theksin sulmit për rastet e shpërdoruara.

Longo Allaraj

”E para punës, ne luajtëm kundër një skuadre të fortë, agresive dhe të mirëorganizuar, nuk e e di se sa ekip mund të vinë këtu dhe të dominojnë ndeshjen. Ne kishim shumë raste, nuk e dimë se sa ishin, nuk i shfrytëzuam dhe erdhi ky barazim.

Nuk mund të them se jam i kënaqur, kishim lojën në dorën tonë. Është ekip i ri, me djem të ri, më kënaq loja çdo ekip do kohën e vet dhe unë jam i kënaqur.

Mbrojtja?  Duhet të përmirësohemi fillimisht para, pasi nuk shënojmë shumë. Kishim shumë raste, por nuk shënuam. Normalisht duhet të përmirësohemi dhe prapa, mekanizmat kanë funksionuar. Ishte vetëm një futbollist 21-vjeç që duhet përmirësuar dhe ka kohë.

Rrapo është mirë, por nuk është qendërmbrojtës. Marku ka problem në gju dhe duhet të jetë 6 javë jashtë gjithësie kam lojtarë të tjetër, kam De Lukasin që mund të përshtatet.

Rival i Kukësit? Sigurisht i shikoj praktikisht të gjitha ndeshjet, i shoh për tu parë se si do të përgatitemi ndaj tyre. Për mendimin tim ekipi më i mirë është Vllaznia, më pas vjen Teuta, jo se nuk është Partizani dhe Laçi, por Vllaznia ka diçka më shumë”, u shpreh Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"