Nuk ka shpëtim për Tuhelin, PSG-ja gjen zëvendësuesin e trajnerit gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 23:45

Nuk ka shpëtim për Tuhelin, PSG-ja gjen zëvendësuesin e trajnerit gjerman

Tomas Tuhel është shumë pranë shkarkimit nga drejtimi i PSG-së, me të cilët sezonin e kaluar shkuan deri në finalen e Ligës së Kampioneve.tomas tuhel

Pas mbylljes së merkatos së verës, Tuhel nuk i fshehu pakënaqësitë për lëvizjet në skuadër, teksa kritikoi drejtuesit publikisht. Kjo nuk u prit aspak mirë nga drejtuesit, të cilët prej kohësh mendojnë shkarkimin.

Sipas “Le10sport”, tekniku gjerman tashmë është pranë shkarkimit, me PSG-në që ka gjetur edhe zëvendësuesin. Duke parë që Guardiola zgjati kontratën me Sitin, tani drejtuesit parisienë janë të fokusuar te Masimiliano Algeri. Ky i fundit është papunë dhe po përgatitet për të marrë drejtimin e një skuadre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"