“Nuk ka rrogë që më ble për të shkuar te Partizani”, Gent Muça: Nda Bylisit mund të vrasim kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:58

“Nuk ka rrogë që më ble për të shkuar te Partizani”, Gent Muça: Nda Bylisit mund të vrasim kampionatit

Mbrojtësi i Tiranës, Gentian Muça po kalon një rini të dytë te bardheblutë. 33-vjeçari është shumë pranë fitimit të titullit të dytë kampion në karrierën e tij, pas atij me Dinamon. Në një prononcim për emisionin “Fan Zone”, Muça, i mbylli derën përfundimisht një transferimi te Partizani teksa u shpreh:

muca3

“Nuk ka rrogë që më ble për të shkuar te Partizani. Këtë e them pa mëndjemadhësi. Ka gjasa që nuk do të ndodhë kurrë. Në këtë periudhë të karrierës që jemi, nuk është e këshillueshme të lëvizësh shumë. Te Bylisi dhe Dinamo kam qenë i huazuar nga Tirana. Shkalla e vështirësisë për të ecur në Europë është pak më e madhe, gjithsesi me pak fat mund të ecim përpara.

Duhet kujdes maksimal për të shmangur dëmtimet. Kundërshtari mundohet të na vejë në gjumë për të na thënë se kampionati është mbyllur, por ai është hapur më shumë se kurrë. Tani asgjë nuk është e sigurtë. Rinisja e kampionatit mund të sjellë shumë problem që kanë hasur skuadra të mëdha të Europës.

Rëndësia e ndeshjes së parë – Kjo ndeshje do vlejë për 90 % të kampionatit për ta mbyllur. Përveç se luajmë me një kundërshtar të fortë, ka të bëjë edhe më çështjen e motivimit. Me këtë ndeshje mund të vrasim kampionatin.

Distancimi social na ka çoroditur të gjithë. Sportistët rijnë më shumë me njëri-tjetrin se me familjen. I bie të distancohesh nga familja dhe jo nga shokët e skuadrës.

Euforia te skuadra- Kalendari e bën të vështirë ose të lehtë skuadra. Nuk ka kundërshtarë të lehtë ose të vështirë. Nuk ka eufori apo nënvlerësim. Sikur edhe ta kishim fituar kampionatin, kemi një tjetër trofe, Kupën si dhe përfaqësimin dinjitoz në Kupat e Europës. Duhet të jemi të motivuar në maksimum. Trajneri Egbo thjesht të na kujtojë ndeshjen ndaj Partizanit dhe karikimi është maksimal”, u shpreh Gent Muça.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"