Nuk ka rinovuar me Bajernin, Juventusi gati për goditjen e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 19, 2020 | 23:44


Nuk ka rinovuar me Bajernin, Juventusi gati për goditjen e madhe

David Alaba vazhdon të mbesë një çështje delikate për skuadrën e Bajernit të Mynihut edhe pas mbylljes së merkatos. Austriaku ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me kampionët e Gjermanisë, e cila skadon në fund të këtij sezoni. Tifozët bavarezë kërkojnë përgjigje për të ardhmen e mbrojtësit të tyre i cili luan prej më shumë se një dekade në Mynih, por duket se dëshira e tij është të largohet nga Gjermania dhe të luajë në një kampionat tjetër.

alaba

Këtë dëshirë ai e ka shprehur edhe publikisht në intervistat e dhëna për mediat e ndryshme. Në Itali janë të sigurt se ai e ka zgjedhur ekipin e tij, është Juventusi. Kampionët e Italisë duan një zëvendësues të denjë për Kielinin që edhe pse është rikthyer nga dëmtimi, është shumë larg formës së vjetër.

“Sportmediaset” shkruan se drejtuesit bardhezinj dhe menaxheri i lojtarit, Pini Zahavi, kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre, çka mund të çojë në një transferim të tijin në Torino në fund të sezonit. Nëse Bajerni dhe Alaba nuk do të bien dakord për një rinovim në muajt e ardhshëm, atëherë Juventusi mund të përfitojë duke arritur një marrëveshje me vetë lojtarin. Në këtë sezon lojtari ka qenë shumë larg formës së tij, duke u kritikuar nga shumë specialistë, të cilët mendojnë se ai është me mendje diku tjetër. Të interesuar për mbrojtësin janë edhe skuadra e Barcelonës dhe Mançester Siti.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com