“Nuk ka rëndësi kush shënon, por të fitojmë”, sulmuesi i Vllaznisë: Të renditemi në 3-4 vendet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 19:15

“Nuk ka rëndësi kush shënon, por të fitojmë”, sulmuesi i Vllaznisë: Të renditemi në 3-4 vendet e para

Sulmuesi i Vllaznisë Haris Dilaver u shpreh i kënaqur për golin e dytë të kampionatin shqiptar pas fitores 0-2 ndaj Skënderbeut.
124037203_810463936381818_9171321615010122787_n
Për emisionin “Gol pas goli” të “Supersport”, futbollisti i shkodranëve u shpreh që ka si objektiv që Vllaznia të renditet mes 3-4 ekipeve të para në kampionat.

“2 gola në 2 ndeshje – Ndihem mirë për golat që kam bërë. Më vjen keq që po luajmë pa tifozë. Shpresoj që të kthehen sa më shpejt.

Atmosfera dhe objektivat te Vllaznia – Kemi bërë një ndeshje të mirë. Mesfusha dhe mbrojtja ishin pranë. Ja që fituam.

Brdariç tha s’i mban mend golat – Është e vërtetë, nuk ka rëndësi kush shënon, por rezultati.

Mund të bëjë më shumë se 11 gola – Me rëndësi të fitojmë dhe të jemi 3-4 ekipet lart në tabelë”, u shpreh futbollisti boshnjak Dilaver.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"