Nuk ka qetësi te Partizani, një tjetër lojtar mungon për ndeshjen me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 14:00

Nuk ka qetësi te Partizani, një tjetër lojtar mungon për ndeshjen me Teutën

Sikur të mos mjaftonin pesë futbollistë të infektuar me Koronavirus, në prag të ndeshjes me Teutën numri i mungesa është rritur.ron broja

Boldor, Ferati, Çinari, Mala dhe Kote duhet të plotësojë 14-ditshin në karantinë dhe nëse rezultojnë negativë në testin e radhës, mund të bashkohen me ekipin, proces i cili do edhe disa ditë që të qartësohet.

Rron Broja është mungesa e radhës për të kuqtë për transfertën e Durrësit, ku të dielën do të jenë përballë Teutës.

Me kartonin e verdhë që mori në derbi, Broja ka plotësuar numrin katër, dhe kështu që është i pezulluar dhe kthehet vetëm për Vllazninë. Stafi teknik do të ketë probleme për formacionin, duke ditur se kanë 6 mungesa të sigurta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"