Nuk ka qetësi te Milani, kaos në zyrat e klubit kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 23:58

Nuk ka qetësi te Milani, kaos në zyrat e klubit kuqezi

Deri pak kohë më parë dukeshin si grupi i përsosur ku vlerësimi, në mos dashuria, ishin në nivele të jashtëzakonshme. Pas fasadës, me sa duket, fshihej diçka dhe kontaktet me Ralf Rangnikun certifikuan diçka që kishte nisur të nuhatej. Te Milani ka pikëpamje të ndryshme dhe deri këtu gjithçka është brenda njerëzores, por në kohët e fundit vizionet në fjalë nuk gjejnë kurrfarë pike takimi.bOBAN mALDINI

Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, në cilësinë e shefave të sektorit sportiv kanë nevojë urgjente të njohin mendimin e administratorit Gazidhis rreth tyre dhe për atë që ka në plan t’u besojë për sezonin e ardhshëm. Vërtet ekzistojnë kontrata ku përshkruhen edhe detyrat e gjithkujt, por zërat mbi interesin ndaj Rangnikut qarkullojnë prej kohësh dhe kanë gjeneruar jo pak siklet në korridoret e “Casa Milan”.

RREZIK – Në përpjekje për të qartësuar gjithçka, gjatë javës së ardhshme pritet një takim mes krerëve kuqezinj. Fondi “Elliott” nuk do të ndërhyjë, edhe sepse ushqen besim të plotë te Gazidhis, i cili kërkon të ringrejë Milanin me lojtarë të rinj, shpenzime të përmbajtura e sidomos me rritje të të ardhurave nga sektori tregtar, që për hir të së vërtetës në dy vitet e fundit po shfaq rënie shqetësuese.

Në këtë aspekt nuk po ndihmon skuadra e cila vuan të ruajë një ecuri të lartë në aspektin e rezultateve. Në kohë programimesh, kjo paralizë drejtuesish rrezikon të kompromentojë verën kuqezi. Rreth emrit të Rangnikut përgënjeshtrimet ecin në paralel me zërat, por zbarkimi i tij në “Milanello” do të shkaktonte tërheqjen e Maldinit që ka kërkuar gjithmonë përgjegjësi dhe kompetenca, pasi roli i legjendës nuk e përmbush.maldini-boban-e-pioli-a-milanello-foto-ac-milan-_1920x1080

BALLAFAQIM – Në fakt, janë disa problemet për t’u zgjidhur në shtëpinë e “Djallit”. I pari ka të bëjë me Zlatan Ibrahimoviçin i cili në pak javë ka treguar rëndësinë madhore që ka për Milanin aktual. Do të vazhdojë apo jo suedezi, mbetet ende për t’u zbuluar, siç duhet zbuluar e ardhmja e Stefano Piolit, të cilin sigurinë e një sezoni tjetër si kuqezi do t’ia jepte vetëm një renditje mes katër të parëve në Serinë A.

Një mbyllje e tillë e kampionatit do të certifikonte edhe besimin ndaj Maldinit dhe Bobanit, megjithatë një ballafaqim duket si diçka tepër e nevojshme në klubin milanez.

RINOVIME – Një tjetër shqetësim janë rinovimet e kontratave të disa lojtarëve. Gazidhis ka qenë i qartë për rastet kur bëhet fjalë për lojtarë mbi 30 vjeç si Kjaer apo Bonaventura. Për çdo firmë do të duhet një vizion i përbashkët. Në thelb gjithçka lidhet me përforcimet sepse nuk kanë qenë të pakta rastet kur Boban e Maldini i kanë pasur duart e lidhura për çështje merkatoje.maldini gazidhis

Dy drejtorët synojnë për autonominë, teksa pronarët në llogaritë e tyre nuk lënë rast pa përfshirë edhe investimet gjatë epokës kineze, teksa nga merkatoja e fundit kanë mbetur të pakënaqur nga mosfinalizmi i shitjes së Frenk Kesit, një operacion që duhet të ishte si oksigjen për arkat e “Djallit”. Çështje filozofish dhe mënyrash të ndryshme në të kuptuarit të Milanit, por sidoqoftë janë ndryshime të cilat nëse nuk sheshohen, rrezikojnë të komplikojnë më tej situatat rreth klubit kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"