Nuk ka qetësi te Interi, klubi zikaltër përgatit dënimin për futbollistin titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 21:24

Nuk ka qetësi te Interi, klubi zikaltër përgatit dënimin për futbollistin titullar

Futbollisti i Interit, Marselo Brozoviç është duke u përballur me disa probleme jashtë fushe. Lojtarit i është hequr patenta, pasi në mëngjes ishte futur me të kuqe në semafor dhe pas kontrollit nga policia, është zbuluar se ai kishte sasi alkooli në organizëm.brozovic

Pikërisht për këtë arsye, sipas asaj që shkruan “Sky Sport Italia”, lojtari pritet të marrë edhe një dënim nga Interi. Thuhet se klubi zikaltër ka vendosur të gjobisë futbollistin për atë që ka bërë.

Mesa duket nuk është aspak një situatë e mirë te Interi, ku sikur të mos mjaftonin rezultatet në fushë, tani duhet të përballen edhe me probleme jashtë fushe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"