Nuk ka qetësi te Flamurtari, lojtari kërkon pagat e prapambetura. E ardhmja është në dilemë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2020 | 19:47

Nuk ka qetësi te Flamurtari, lojtari kërkon pagat e prapambetura. E ardhmja është në dilemë

Administratori Sinan Idrizi ka zhvilluar dje një tjetër takim me portierin Shpëtim Moçka dhe ia kë bërë të qartë “gardianit” se klubi e ka në plane, pasi përvoja e tij është shumë e rëndësishme për ekipin.

Flamurtari Mocka

Madje, Idrizi e ka ftuar Moçkën që të dalë në stërvitje, nën urdhrat e trajnerit Dritan Resuli. Edhe ky i fundit kërkon me çdo kusht të ketë në portë Moçkën, për shkak të eksperiencës që ka ai dhe sigurisë që i jep Flamurtarit.

E ndërsa pritej që nga ky takim portieri të bindej për të qëndruar në Vlorë, ai ka kërkuar edhe pak kohë. E vetmja gjë që po krijon vonesë në bindjen e Moçkës për të qenë pjesë e Flamurtarit ka të bëjë me detyrimet e prapambetura që klubi ka ndaj tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"