Nuk ka qetësi te Flamurtari, lojtari dëmtohet sërish pak kohë pas rikthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2020 | 10:19

Nuk ka qetësi te Flamurtari, lojtari dëmtohet sërish pak kohë pas rikthimit

Qendërmbrojtësi grek, Jorgos Sarris, duket se është shumë i pafat. Greku që gëzoi kampin vlonjat me përfshirjen e tij në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin me Tiranën, ka ndierë sërish probleme nga dëmtimi i pësuar pak muaj më parë.flamurtari

Ai iu nënshtrua një operacioni në menisk në fund të vitit 2019. Kjo ka bërë që Sarris të mos udhëtojë me ekipin drejt Durrësit në ndeshjen ndaj Teutës. Në këto kushte, ai pritet që të mungojë edhe në takimin me Vllazninë, deri në verifikimin e situatës.

Po ashtu, as sulmuesi Xhevahir Sukaj nuk po duket. Shkodrani nuk po i bashkohet ende ekipit në stërvitje, edhe pse vetë deklaroi se do t’i duhen edhe 10 ditë për të qenë gati.

Tashmë dihen edhe dy mungesat e sigurta në takimin e të shtunës, pasi Olsi Gocaj dhe Kreshnik Nebihu kanë plotësuar numrin e kartonëve. Kjo ia kushtëzon shumë zgjedhjet në formacion trajnerit Troisi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"