Nuk ka qetësi për Romeron, fati i keq e ndjek edhe me Partizanin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 15:28

Nuk ka qetësi për Romeron, fati i keq e ndjek edhe me Partizanin B

Aristoteles Romero ka zhvilluar dje ndeshjen e dytë me Partizanin B, por në minutën e 55-të të derbit me Tirana B ai ka dalë nga fusha i dëmtuar.aristoteles romero

Pas ndërhyrjes së Blakçorit mesfushori mori një dëmtim në gju dhe doli nga fusha me barelë. Madje menjëherë ai u transportua me ambulancë në spital.

Në pamje të parë u duk dëmtim i rëndë, por ka rezultuar thjesht goditje. Pas kontrollit mjekësor Romero i është bashkuar ekipit në përfundim të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"