Nuk ka qetësi për Benaserin, shtyhet rikthimi në fushë i algjerianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 22:24

Nuk ka qetësi për Benaserin, shtyhet rikthimi në fushë i algjerianit

Pas shërimit të Ibrahimoviçit dhe atij të pritshëm të Selemekersit (do të jetë gati ndaj Kaljarit), Milani priste të përqafonte gjatë kësaj jave edhe Ismael Benaserin.

benaser

Gjithsesi, koha e shërimit të algjeriani do të zgjatet dhe ndryshe nga sa thuhej, ai nuk do të jetë gati për transfertën e së hënës në Sardenjë. Sipas “L’Equipe”, riaftësimi i mesfushorit do të ketë vonesa pasi ekzaminimet e djeshme kanë vënë në dukje se tërheqja në kofshë nuk është shëruar plotësisht, ndaj lojtari ka nevojë të vijojë me seancat e fizioterapisë.

Ky lajm nga infermieria detyron Piolin që të besojë ende te dyshja Kesi-Tonali, me Kalabrian si alternativë siç u pa edhe në takimin e djeshëm kundër Torinos në Kupën e Italisë, ndërkohë që shpresohet te negativizimi nga Koronavirusi i Rade Kruniçit që do të shtonte alternativat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"