Nuk ka qetësi në Kroaci, pas Koronavirusit goditen nga një tërmet me pasoja. Lojtarët shqiptarë shprehin mbështetjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 12:41

Nuk ka qetësi në Kroaci, pas Koronavirusit goditen nga një tërmet me pasoja. Lojtarët shqiptarë shprehin mbështetjen

Në Kroaci nuk ka qetësi, teksa sikur të mos mjaftonte përhapja e Koronavirusit, tani duhet të përballen edhe me pasojat e një tërmeti.pjimage (1)

Një tërmet 5.3 ballë i shkallës rihter, ka goditur Zagrebin ditën e sotme, ku ka nga fotot e postuara në rrjetet sociale, shihet se ka sjellë shkatërrime të shumta.

Njerëzit tashmë janë në një ankth të madh, teksa nuk dinë nga të ruhen më parë nga Koronavirusi apo nga tërmeti. Një moment me të vërtetë shumë i vështirë për Kroacinë, ku vazhdojnë fatkeqësitë.602x338_cmsv2_b832654c-6816-5276-9077-72573fa3f5ce-4582606

Në ankth janë edhe dy lojtarët shqiptarë që luajnë për Lokomotivën e Zagrebit, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, të cilët kanë postuar në rrjetet sociale me shkrimin: “Lutuni për Zagrebin”.

MERS UZ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"