“Nuk ka qenë vetëm faji i Levandovskit për humbjet”, flet Myler: Lojtari më i mirë i Totenhemit është…Murinjo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 15:28

“Nuk ka qenë vetëm faji i Levandovskit për humbjet”, flet Myler: Lojtari më i mirë i Totenhemit është…Murinjo

Tomas Myler ishte ulur pranë trajnerit Hansi Flik në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Totenhemin. Mesfushori gjerman u shpreh për “Sport 1” se nga kundërshtarët i trembet vetëm trajnerit portugez, Zhoze Murinjo. Myler beson se skuadra duhet të rikthehet te fitorja edhe pse ajo do të ndikojë shumë pak në renditjen përfundimtare në Grupin B ku bavarezët kanë grumbulluar 15 pikë në 5 ndeshje.Myler

PËR MURINJON “Zhoze Murinjo ka ndryshuar fytyrën e skuadrës angleze. Ata luajnë shumë më ndryshe se në kohën e Poçetinos. Ka më shumë entuziazëm dhe kjo do të shihet edhe në ndeshjen e nesërme (sot) edhe pse ata janë të kualifikuar. Por mendoj se lojtari më i mirë i tyre është në stol, pra trajneri”.

PËR LEVANDOVSKIN “Kur sheh dy ndeshjet e fundit, mund të bësh një llogari të thjeshtë. Ai nuk ka shënuar dy herë dhe ne jemi mundur. Por edhe në Dyseldorf ne fituam dhe Leva nuk shënoi. Kjo do të thotë se skuadra ka edhe lojtarë të tjerë që mund të shënojnë. Në fushë luajnë sulmues, mesfushorë dhe mbrojtës. Por fakti që nuk kemi fituar, nuk ka qenë për faj të Levandovskit, por për fajin tonë, pjesës tjetër të skuadrës, e cila duhet të jetë vigjilente në momente të tilla. Jam i sigurt që kjo do të ndryshojë, duke filluar nga sfida ndaj londinezëve”.myler levandovski

PËR NDESHJEN “Kemi shumë arsye për të fituar ndeshjen. Duhet të marrim tri pikë për të qenë kështu me pikë të plota në grup dhe e dyta për të rikthyer buzëqeshjen në skuadër dhe te tifozët tanë që në dy ndeshjet e fundit nuk kanë qenë të lumtur me rezultatet. Kjo do të na rriste vetëbesimin për të bërë një mbyllje sa më të mirë të fazës së parë në kampionat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"