Nuk ka pushim te Tomori, ja çfarë ka ndodhur së fundmi te beratasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2020 | 10:23

Nuk ka pushim te Tomori, ja çfarë ka ndodhur së fundmi te beratasit

Në Berat nuk duan të humbasin asnjë ditë kohë. Menjëherë pas kthimit nga Korça (ku luajtën dhe humbën me Skënderbeun për llogari të Kupës së Shqipërisë), kanë vendosur që skuadra të dalë direkt në stërvitje.Tomori

Eliminimi nga turi i parë është arkivuar dhe vëmendja është përqendruar te Kategoria e Parë, atje ku kanë objektiva konkretë. Për Tomorin kampionati nis të dielën, pasi e mërkura u ka qëlluar pushim prej kalendarit, po kjo nuk i pengon të besuarit e Bledar Sinellës që të punojnë për Elbasanin.

Beratasit duan që ta nisin me fitore këtë edicion, ndaj edhe kanë nisur përgatitjet me ritëm të lartë. Në klub e kanë shpallur hapur ambicien për të guxuar ngjitjen në elitë pas tetë sezoneve mungesë. Ndaj, edhe dalja direk në stërvitje, ndoshta koha u premton, është një tregues i qartë se te Tomori nuk duan blof në start.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"