Nuk ka pushim në Fier, një emër tjetër udhëheq Apoloninë në stërvitje pas largimit të Dovedan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 23:43

Nuk ka pushim në Fier, një emër tjetër udhëheq Apoloninë në stërvitje pas largimit të Dovedan

Gara për Apoloninë ka mbaruar. Pasi u eliminuan në ndeshjen e parë të “play off”- it në Vlorë, fierakët nuk kanë marrë pushimet.

Kule Apolonia

Nuk kanë ndërmend që të ndalin stërvitjet. Lojtarët zbresin çdo ditë në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” për t’u përgatitur. Klubi ka vendosur që të shpërndahen kaq shpejt. Edhe pse trajneri Veljko Dovedan u largua përfundimisht nga detyra, ka kush i drejton. këto ditë ka qenë Mariglen Kule që ka marrë “frenat”.

Drejtori sportiv do të udhëheqë fierakët derisa të zgjidhet pasardhësi i boshnjakut në stol. Seancat e këtyre ditëve sigurisht që nuk kanë pasur ngarkesën maksimale. Skuadra ka qenë e ndarë në dy grupe, veçmas stërviteshin ata që ishin në formë të mirë fizike dhe veçmas ata me probleme fizike ose dëmtime të pësuara. Ndeshja e fundit me vlonjatët i la me pasoja të rënda fierakët, nisur që nga mbrojtësit Eljo Gjata e Izrael, te mesfushorët Stefano Omeri e Nuredin Orelesi, e deri te sulmuesi Mario Gjata.

Këta të fundit po ndiqen me kujdes edhe nga stafi mjekësor, i cili ka qenë prezent thuajse në çdo seancë stërvitore. Për ta plotësuar skuadrën, stafi teknik ka menduar grumbullimin e disa të rinjve të akademisë, që me shumë mundësi vitin e ardhshëm do të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë.

Konkretisht bëhet fjalë për mesfushorët e talentuar Xhoel Lutaj, Enea Topi, Klark Kalus, Mikael Rakipaj, Shaqir Haruni dhe sulmuesit Xhovalin Trifoni e Erald Maksuti.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"