Nuk ka provuar ende shijen e humbjes, Laçi provë force në fushë neutrale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 10:14

Nuk ka provuar ende shijen e humbjes, Laçi provë force në fushë neutrale

Laçi është skuadra e vetme që nuk e ka provuar shijen e humbjes në këto tetë javë kampionat. Sot kurbinasit i pret një provë force, ku përballë do të kenë Teutën.

laci1

Quhet provë force, pasi Laçit i duhet që përkohësisht ndeshjet brenda t’i luajë në fushë asnjanëse, për shkak të rikonstruksionit të tapetit të stadiumit të tij. “Elbasan Arena” është shtëpia ku kurbinasit do të presin sot miqtë nga Durrësi. Për këtë takim, trajneri Mërgjyshi e ka të plotë grupin, pasi janë në dispozicion edhe kapiteni Selmani, që pësoi një dëmtim ndaj Tiranës dhe mbrojtësi Toro.

laci

Me shumë mundësi, ndaj Teutës trajneri Mërgjyshi do të hedhë të njëjtin formacion që triumfoi në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës, ku fituan 1-0 në kryeqytet. Laçi-Teuta do të gjykohet nga treshja e gjyqtarëve e përzgjedhur për të arbitruar në mesjavën e ardhshme në Ligën e Europës, Enea Jorgji, Denis Rexha dhe Rejdi Avdo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"