“Nuk ka probleme te Vllaznia”, Voltana Ademi flet pas eksplozivit në makinën e Licit: Kam qenë afër kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 11:20

“Nuk ka probleme te Vllaznia”, Voltana Ademi flet pas eksplozivit në makinën e Licit: Kam qenë afër kur…

Sot pritej të ishte një ditë feste në Shkodër për shkak të 101 vjetorit të Vllaznisë, por n uk ka ndodhur kështu. ademi

Ditën e sotme, është gjetur një pako e dyshuar eksplozivi, poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, Suad Lici. Pas kësaj, në vendngjarje ka mbërritur edhe krye bashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Kjo e fundit është shprehur se policia duhet të zbardhë menjëherë ngjarjen, pasi kjo ka tronditur të gjithë qytetin.

“Lajmin e mësova nga mediat, kam qenë afër dhe kam ardhur me njëherë. Megjithatë unë mendoj t’ia lemë punën policisë. Askush në qytetin tonë askush nuk dëshiron të ndodhin gjëra të tilla, por e përsëris të merret policia me këtë. Renea të bëjë punën, e bëj këtë kërkesë si një qytetare e Shkodrës.

Presionet te Vllaznia?

Duhet të shikojmë përfundimin dhe më pas të shikojmë problematikat me këtë, nëse janë në lidhje me të.

Keni pasur probleme deri tani?

Jo çdo gjë deri tani ka shkuar shumë mirë në klub. Situata në qytetin tonë nuk është aspak e qetë dhe kjo na shqetëson të gjithëve. Ne komunikojmë shpesh me policinë e Shkodrës, të cilët kanë mbështetjen tonë të plotë.

Çfarë ndodh te Vllaznia pas disa kërcënimeve me Cungun, Gjokën, armë në stërvitje?

Sot nuk ka një problematikë të tillë te Vllaznia. Është një situatë e mirë, si te klubi ashtu edhe me tifozerinë. Më parë ngjarjet kanë qenë të paprecedente, të cilave nuk iu është dhënë dritë. Peshon mbi drejtësinë, për ata që duhet të ishin marrë me këtë. Nuk është çështje për të bërë një deklaratë politike.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"