Nuk ka paqe te PSG, një “like” i Nejmar ndez luftën me Mbape
PSG duket një makineri perfektë në këtë fillim sezoni dhe e ka treguar me 10 gola të shënuar në dy ndeshjet e para të kampionatit. Por kur gjithçka duket se po shkon siç duhet, mjafton një ”like” i brazilianit Nejmar në një postim për t’i hedhur benzinë zjarrit.
Në ndeshjen ndaj Montpelje, braziliani pa se si Mbape humbi penalltinë e parë dhe kur skuadra e tij fitoi një të dytë, shkoi ta gjuante vetë. Mbape i kërkoi topin por Nejmar nuk pranoi dhe ekzekutoi me saktësi penalltinë.Në rrjetet sociale ka shpërthyer një polemikë e vogël rreth sjelljes së dy lojtarëve dhe në një postim të një tifozi, është shfaqur edhe një “like” nga vetë Nejmar.
Agora é oficial, Mbappe é quem bate os pênaltis no PSG. Claramente isso é coisa de contrato, pois em nenhum clube do mundo que tenha Neymar, ele seria o segundo cobrador, nenhum!!
Parece que por causa do contrato, Mbappe é o dono do PSG!! 🤬🤬 pic.twitter.com/05kK1AbPG2— Neymargiabr🇧🇷🔛 (@Neymargiabr) August 13, 2022
“Tani është zyrtare, Mbape është ai që gjuan penalltitë te PSG. Qartësisht është diçka e vendosur me kontratë, pasi në asnjë klub të botës që ka Nejmar nuk do të ishte ai gjuajtësi i dytë, në asnjërin. Duket se nga kontrata, Mbape është pronari i PSG-së”, shkruante ky tifoz në postimin e tij që mori pëlqimin e Nejmar nga adresa e tij zyrtare në Twitter.
Nuk mjafton vetëm kaq, pasi polemika ka marrë përmasa ndërkombëtare me ndërhyrjen e presidentit të Brazilit, Zhair Bolsonaro i cili dje ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh në mbështetje të Nejmar. “Ke besimin e plotë të popullit brazilian dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, thoshte ndër të tjera Bolsonaro, duke e bërë këtë praktikisht një çështje shtetërore.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"