Nuk ka “paqe’ midis Gjokës dhe gazetarëve, trajneri jep intervistë vetëm për faqen zyrtare të Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 13:01

Nuk ka “paqe’ midis Gjokës dhe gazetarëve, trajneri jep intervistë vetëm për faqen zyrtare të Vllaznisë

Vllaznia do të luaje ndeshjen e radhës në kampionat përballë Lushnjës ditën e nesërme. Kjo sfidë pritet me shumë interesim nga tifozët shkodranë, pasi at presin kthesën e sezonit pikërisht në këtë takim.

lushnja vllaznia jorgji

Trajneri Gjoka ka dhënë një intervistë përpara këtij takimi, por në dallim nga herët e tjera pa praninë e gazetarëve, por vetëm për faqen zyrtare të Vllaznisë. Kujtojmë që para disa ditësh, Gjoka pati një “konflikt” me gazetarët dhe ata vendosën ti hiqnin mikrofonat përgjatë intervistës.

Gjoka4-470x290

Më poshtë disa fraza nga intervista e sotme e trajnerit Gjoka:

“Është një sfidë shumë interesante por njëkohësisht edhe delikate. Në kampin shkodran, gjatë gjithë këtyre ditëve është punuar shumë për të kaluar momentin e vështirë psikologjik që pësoi pas humbjes së fundit me Skënderbeun. “

”Jemi munduar gjithë këtë javë të punojmë të gjithë për ta kapërcyer këtë situatë jopozitive ku ndodhemi. Besoj që të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë situatë dhe na duhet të bëjmë çdo gjë për të dalë nga ky makth.”

“Mungesa kemi dy dhe për mua janë të rëndësishme për skuadrën si Krymi ashtu dhe Çinari, sepse skuadra ka krijuar një fizionomi me këto lojtarë. Por gjithsesi unë mendoj që në këto momente çdo lojtar do të bëjë maksimumin duke treguar personalitet dhe dinjitet për të kaluar këtë moment delikat.”

“Për ne është shumë e rëndësishme sfida. Mund të them që ne e shikojmë si jetike për vazhdimësinë.”

“Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Duhet të shkojmë për të marrë maksimumin edhe pse e dimë vështirësinë e ndeshjes. Por në këto momente duhet të ringrihemi për hir të vetes dhe për hir të qytetit i cili po e përjeton këtë situatë njësoj si ne. Dhe ne e kemi detyrë jo vetëm profesionale por dhe qytetare të ringrihemi.”

“Unë besoj tek skuadra se do të arrijë të bëjë më të mirën për të dalë nga ky ngërç.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"