Nuk ka paqe mes Salah dhe Mane, zero asiste mes tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 9:00

Nuk ka paqe mes Salah dhe Mane, zero asiste mes tyre

Protesta publike e Sadio Manesë në ndeshjen kundër Bërnlejt për një egoizëm të tepruar të shokut të skuadrës, Mohamed Salah, u zgjidh me paqen mes tyre jashtë fushe.

Liverpool-Sadio-Mane-Mohamed-Salah-news-1173373

Por në fushë, senegalezi dhe egjiptiani i mbajnë ende “mëri” njëri-tjetrit. Sezonin e shkuar, dyshja e sulmit të Liverpulit fitoi “Këpucën e Artë”, duke shënuar secili 22 gola në Premier Ligë.

Këtë sezon, ata kanë shënuar 9 gola mes tyre, por Salah nuk ka krijuar asnjë rast për senegalezin, ndërkohë që ky i fundit i ka dhuruar katër topa goli, ndonëse Momo nuk ka shfrytëzuar asnjë. Këtë sezon, ata kanë luajtur 598 minuta në Premier Ligë së bashku.

Asistet për njëri-tjetrin janë në kuotën zero. Edhe komunikimi në fushë nuk ka qenë befasues. Pasimet e Salahut për Manenë kanë qenë 12 dhe ato të Manesë për Salahun 14. Gjithsesi, kjo shpjegohet edhe me faktin se ata luajnë në dy ekstremet e sulmit të “reds”-ave.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"