Nuk ka paqe mes Muzakës dhe Tiranës, Federata nuk i pajton dot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2017 | 13:38

Nuk ka paqe mes Muzakës dhe Tiranës, Federata nuk i pajton dot

Ditën e sotme në Federatën Shqiptare të Futbollit është zhvilluar seanca e dytë e pajtimit mes futbollistit Gjergji Muzaka dhe përfaqësuesve të klubit të Tiranës të cilët kanë mosmarrëveshje mes tyre për çështjen e pagesave, por rezultati ka qënë negativ pasi palët nuk kanë gjetur akordin mes tyre për zgjidhjen me mirëkuptim të çështjes.

gjergji muzaka

FSHF me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë me dije se tashmë çështja ka kaluar për shqyrtim dhe gjykim në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

Njoftimi i plotë i Federatës

fshf

Postimi i FSHF-së në Facebook

“Sot ne seancen e dyte te Pajtimit ne Federaten Shqiptare te Futbollit per çeshtjen e futbollistit te KF Tirana Gjergj Muzaka, bazuar edhe nje kerkese te vete lojtarit, palet nuk kane gjetur AKORD-in per zgjidhjen me mirekuptim te Çeshtjes ne fjale.

Ne kete situate Çeshtja kalon per shqyrtim dhe Gjykim ne DHKZGJK (Dhomen Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve), mes futbollistit Gjergj MUZAKA dhe Klubit te Futbollit Tirana. Ne ditet ne vijim do ju njoftojme edhe per seancen e pare te kesaj çeshtje e cila nuk gjeti zgjidhje me mirekuptim.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"