Nuk ka ndodhur që nga themelimi i klubit, ky është starti më i errët në historinë e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2019 | 16:21

Nuk ka ndodhur që nga themelimi i klubit, ky është starti më i errët në historinë e Flamurtarit

Flamurtari ka regjistruar një rekord negativ në historinë e tij si klub futbolli, pasi ecuria aktuale e kuqezinjve në startin e kampionatit nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Kartoni i kuq i Solomon Partizani-Flamurtari

Bilanci i Flamurtarit të drejtuar nga trajneri Sadedini në 4 javët e parë është: 0 fitore, 0 barazime dhe 4 humbje, ndërsa golavarazhi mbetet negativ, një gol i shënuar dhe 7 të pësuar.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Flamurtarit që nga themelimi i klubit që ekipi të shënojë 4 humbje të njëpasnjëshme në start. Kuqezinjtë edhe mund të mos kenë pasur start të mirë ndër vite, por kanë bërë edhe barazime, pranë kanë marrë pikë. Asnjëherë vlonjatët nuk kanë qenë në këtë krizë rezultatesh në nisje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"