“Nuk ka ndarje, jemi një komb”, Vedat Muriqi: Nuk kam marrë ftesë kurrë nga Kombëtarja shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 23:10

“Nuk ka ndarje, jemi një komb”, Vedat Muriqi: Nuk kam marrë ftesë kurrë nga Kombëtarja shqiptare

Vedat Muriqi është një ndër futbollistët më të dalluar të momentit te përfaqësuesja e Kosovës. Bomberi i Fenerbahçes, ka qenë vendimtar me golat e tij, duke u shndërruar në një lider tek “Dardanët”.

auto_vEDATmURIQI1560493280-1

Në një prononcim për “RTSH Sport”, 25-vjeçari ka zbuluar pse zgjodhi Kosovës, si dhe ka folur për Kombëtaren e Shqipërisë, duke u shprehur:

“Kemi ekip të ri, me shumë talente dhe forcë të lartë. Dalë ngadalë do të kapim ritmin e duhur, dhe besoj se për 2 vite do të jemi një kombëtare që do t’i hapim probleme të gjithëve.

Në Shqipëri jam formuar si futbollist pasi kam luajtur për Teutën dhe Besën e Kavajës. Kam kaluar ditë të mira dhe të këqija, por tani kam kujtime të mira. Nuk ka ndarje sepse jemi një komb. Kështu do të jemi. Unë ndihem mirë te Kosova. Kam luajtur edhe me U21 e Shqipërisë. Nuk kam marrë ftesë kurrë nga ekipi A prandaj pranova Kosovën.

Muriqi Shpresa

Te Shqipëria lojtarët duken më mirë dhe më të lirë në fushë me trajnerin Reja. Kjo është më e rëndësishme, që ata të jenë të qetë. U kualifikuan 1 herë, pse jo të kualifikohen në Kupën e Botës”, u shpreh Muriqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"